Amerikanet shpërthejnë Botërorin e femrave: 13 gola në prolog!

Me ndeshjen mes Francës dhe Koresë së Jugut filloi zyrtarisht kampionati botëror i futbollit për femra dhe në këtë ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Emanuel Makron, me bashkëshorten.

Në Botërorin e femrave që zhvillohet në Francë, marrin pjesë 24 ekipe të ndara në grupe nga A-ja deri te F-ja. Në fazën e dytë do të kualifikohen dy ekipet më të mirë të secilit grup plus katër ekipe që ta rangohen më mirë në vendin e tretë.

Dita e parë e kampionatit botëror tanimë u mbyll dhe temë qëndrore diskutimesh ishte fitorja e thellë 13-0 e futbollisteve amerikane kundër homologeve tajlandeze. Tek ekipi amerikan u dallua Aleks Morgan që shënoi pesë gola.

Sfidanti.al