Borusia e shiti “Ibrahimoviçin e ri” për vetëm 10 milionë euro!

Sulmuesi i talentuar suedez, Aleksandër Isak, tani ka klub të ri, pasi ai u shit nga Borusia e Dortmundit te Reali i Sosiedadit. Për këtë djalosh, të cilin e konsiderojnë edhe si “Ibrahimoviçi i ri”, për shkak të konstitucionit fizik dhe nuhatjes së tij për gol, u paguan 10 milionë euro.

Isaku erdhi te Borusia në janar 2017 nga klubi AIK, pasi për të u paguan nëntë milionë euro. Duhet të vihet në dukje se para se të pranonte të shkonte në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ky futbollist me ngjyrë refuzoi Realin e Madridit. Ai është golashënuesi më i ri i përfaqësueses suedeze.

Sidoqoftë, te Borusia Isaku luajti vetëm në pesë ndeshje, ndërkohë që sezonin e kaluar ai luajti si lojtar i huazuar te klubi holandez “Vilhelm II”, me të cilin shënoi 13 gola në 16 ndeshje, por megjithatë Dortmundi vendosi ta shesë atë te Sosiedadi, ku ai do të luajë gjatë pesë viteve të ardhshëm.

Sfidanti.al