Një Kupë Bote që po bëhet e mallkuar edhe pse jo ende në fushë e lojës. Brazili e nisi shumë mirë turneun në Katar me fitoren bindëse 2-0 ndaj Serbisë, që nuk është aspak një rival për t’u hedhur poshtë, veçse trajneri Tite ka shqetësime të mëdha. Dëmtimi i Nejmarit ishte goditja më e rëndë pasi sulmuesi kryesor dhe kapiteni nuk do të luajë në dy ndeshjet e tjera të grupit. Gjithsesi, sulmuesi tjetër Antoni (Man. Junajtid) mungoi në stërvitje i sëmurë, e po ashtu Lukas Paketa dhe portieri kryesor Alison janë me probleme fizike. Për më tepër, është edhe mbrojtësi Danilo që dëmtoi kaviljen dhe ashtu si Nejmari nuk luan në dy ndeshjet e mbetura në grup.
Sfidanti.al