Ekuadori ndal Holandën, i jep shpresë vetes dhe … eliminon Katarin!

Pati shumë nga ata që thanë se ky ekip ishte më i dobëti nga vendasit në të gjithë historinë e Kupës së Botës. As Afrika e Jugut në 2010, Kili në 1962, SHBA në 1994 apo Japonia e Koreja e Jugut në 2002 nuk ishin kaq të dobët se Katari që u eliminua pas dy humbjeve radhazi. Gjithsesi, vula e daljes jashtë Botërorit erdhi pas barazimit 1-1 mes Ekuadorit e Holandës. Skuadra nga Amerika Latine tregoi se vërtet në këtë turne nuk ka të vegjël e të mëdhenj, me përjashtim pikërisht të Katarit.

Holanda e trajnerin Luis Van Gal tregoi sërish dobësitë e veta, që u shfaqën edhe në fitoren 2-0 ndaj Senegalit, dhe madje meritoi ta humbiste këtë ndeshje. “Nuk ishim në ditën tonë, – tha Van Gali, – lojtarët ishin të lodhur”. Nga ana tjetër, Ekuadori u duk më i freskët dhe me më shumë dëshirë. Tashmë, Holanda dhe ekuadorianët kanë nga 4 pikë, Senegali 3 ndërsa Katari eliminohet duke mos pasur asnjë pikë.

Sfidanti.al