Italia, Mancini rinovon zyrtarisht kontratën deri në 2026

Roberto Mancini do të jetë trajneri i Italisë të paktën deri në Botërorin e vitit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Tekniku i Të Kaltërve firmosi kontratën e re  5 vjecare me Federatën Italiane të Futbollit dhe të dyja palët e shfaqën këtë kënaqësi të vazhdimit të bashkëpunimit mes tyre

‘Është një projekt afatgjatë, duam t’u dhurojmë një trofe tifozëve tanë. Ky është objektivi ynë-tha presidenti I FIGC, Gabriele Gravina.

‘Jam shumë i lumtur-ishte reagimi i trajnerit Mancini-unë dhe Gravina jemi ndjerë mirë, kemi puniuar shumë gjatë këtyre 2 viteve. Jemi përmirësuar e mund të përmirësohemi ende, por nuk kishte asnjë motiv që rrugët tona të ndaheshin. Objektivi është të fitojmë dhe po përshkojmë së bashku të njëjtën rrugë’.

Mancini e mori detyrën e trajnerit të Kombëtares italiane në 14 maj të 2018 duke zgjidhur kontratën me Zenit. Ai zëvendësoi trajnerin e komanduar Di Biagio që kishte marrë vendin e Venturës që u shkarkua pasi dështoi në misionin për të kualifikuar Italinë në Botërorin 2018. Njoftimi I rinovimit të kontratës bëhet në ditën e 30 vjetorit të titullit kampion të fituar nga Sampdoria me protagonistë Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli.

Sfidanti.al