Cristiano Ronaldo largon supermakinat; fqinji i luzitanit tregon…

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është gjithnjë e më shumë në dyshim.Së fundmi është shfaqur një detaj që nuk ka lënë askënd indiferent në Torino. Në një video të postuar në rrjetet sociale, gjatë natës të së dielës, Ronaldo transportoi të 7 makinat e tij luksoze nëpëmjet një kamioni të Rodo Cargo, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë.

Kjo të lë të kuptosh se Ronaldo po mendon të largohet nga Juventusi. Në fakt kjo cështja e transportit të makinave është një tregues domëthënës, pasi edhe 3 vite më parë, ishte pikërisht mbërritja në Torino e makinave luksoze të Ronaldoës që konfirmuan transferimin e futbollistit në Itali.

Ndërkaq, një fqinj i Cristiano Ronaldos, Luciano Saroglia foli për median italiane teksa tregoi gjithcka për këtë traslokim të makinave të tij.

‘Duke qenë se jam torinez, jam tifoz I të vetmes skuadër të qytetit, Torinos-tregoi Saroglia-3 vjet më parë kur erdhi Ronaldo, erdhën edhe 2 kamionë që sollën makinat e tij. Mbrëmë rreth orës 23:30, ngarkuan makinat e Ronaldos dhe nuk ishin kamionë të bashkisë. Pamë Ronaldon që kontrollonye makinat dhe të gjitha operacionet. Nuk është e mundur që të jetë një traslokim brenda Torinos. Dëgjonim dialogje me drejtuesit e kamionëve, por ishin në gjuhë të huaj. Ronaldo është një fqinj normal, nuk bëri kurrë një festë, nuk ka pasur kurrë ankesa. Avantazhi ishte se që kur Ronaldo bazon në zonë, është rritur kontrolli I patrullave të policisë’.

Sfidanti.al