Liga Spanjolle do të japë verdiktin e saj për skuadrën kampione në 90 minutat e fundit dhe ato që do ta diskutojnë atë do të jenë dy skuadrat e Madridit, Atletico dhe Real. Atletico mundi me përmbysje Osasunën 2-1, por Los Blancos nuk janë dorëzuar dhe fituan ndaj Bilbaos në San Mames. Zinedine Zidane foli për mediat spanjolle në fund të ndeshjes duke shfaqur anën e luftëtarit edhe pse janë shtuar zërat për largiinin e tij nga Reali i Madridit. Por nëse do të duhet të largohet, francezi do të dojë ta bëjë në mënyrën më të mirë
Sigurisht, Reali nuk e ka në dorë fatin e tij, por këtë sezon kampionati spanjoll ka treguar se surprizat janë në rend të ditës. ‘Ne e bëmë tonën, ajo cfarë ndodhte diku tjetër nuk varej nga ne-tha Zidane-folëm për atë cfarë ndodhi deri në fund. Por këtë Ligë do ta luajmë deri në minutën e fundit. Ne do të luajmë ndeshjen tonë, do të duhet të mendojmë vetëm për Villarrealin dhe atë që ne mund të bëjmë. Do të japim maksimumin’.
E megjithatë Zidane nuk është shumë I qetë, dhe me të drejtë duke qenë se as 24 orë përpara ndeshjes me Bilbaon filluan të qarkullonin zërat se ai u komunikoi futbollistëve largimin e tij nga pankina e Realit të Madridit dhe në këtë pikë francezi nuk e fshehu zemërimin.
‘Si mund t’u them lojtarëve se do të largohem kur jemi duke luajtur ende kampionatin?-tha Zidane-jashtë dhomave të ndeshjes, cdo kush mund të tregojë cfarë të dëshirojë, por nuk do t’u thosha kurrë një gjë të tillë lojtarëve të mi. në fund të sezonit do të shohim se cfarë do të ndodhë, por do të doja që të mos flitej vazhdimisht për të ardhmen time, sepse nuk është gjëja më e rëndësishme’.
Sfidanti.al