Terence Hill falenderon Haaland dhe Dortmundin nga motori

Aktor, regjisor, producent, protagonist i filmave mitikë ‘spagetti ëestern’ që knë shkruar historinë e kinematografisë italiane, por edhe një I apasionuar pas motorëve dhe…Borussias së Dortmundit. Ky është Terence Hill që I ulur mbi një motor deshi të falenderojë Erling Haaland për fitoren në Kupën e Gjermanisë teksa kishte veshur fanelën e sulmuesit me numrin 9 me autografin dhe dedikimin e lojtarit

Aktori italian me nënë gjermane,  prej disa vitesh është bërë një tifoz I zjarrtë I Borussias së Dortmundit. Është një dashuri e lindur në 2018 kur u ftua nga klubi për t’u bërë imazhi i prezantimit të fanelës së dytë të skuadrës për atë sezon.

Mesazhi i Terence Hill u postua në rrjetet sociale dhe shumë shpejt bëri xhiron e botës. ‘Përshëndetje Haaland, përshëndetje Dortmund. Faleminderit për këtë dhuratë shumë të bukur, jam krenar. Haaland, je vërtet më I miri. Faleminderit për të gjithë golat e tu, për dygolëshin ndaj Leipzig. Ju uroj më të mirat-ishte mesazhi I Terence Hill

Sfidanti.al