Barcelona mori revanshin e saj për humbjen e pësuar nga Olimpiku I Lionit në finalen e Champions League të Femrave në vitin 2019. Ishte një humbje e rëndë që nuk tregoi nivelin e vërtetë të vajzave të Barcelonës dhe shkaktoi kritika të shumta dhe një prej atyre që bënë këto kritika ishte dhe futbollistja aktuale e Chelsea, Sam Kerr. Në 18 maj të 2019, Kerr bëri një postim në Twitter për të cilin mesa duket tani do të jetë penduar
‘Dhe ky është kompetitiv…’ shkruante në atë kohë sulmuesja australiane. Ishin të shumtë ata që deshën t’ia kujtonin këtë koment futbollistes së Chelseat me tallje dhe duke I kërkuar shpjegime për paraqitjen e dobët të saj dhe të skuadrës në finalen e Goteborgut ku Barcelona e shkaterroi Chelsean 4-0
Madje edhe vetë futbollistet e Barcelonës u kujtuan për postimin e Kerr.
‘Kishte njerëz këtu që thanë se finalja kundër Lionit nuk ishte kompetitive. Tani I kuruam me ilacin e tyre-tha Patri Guijarro-erdhëm për të fituar këtë Champions dhe e bëmë. Para dy vitesh bëmë ndryshimin, ndërsa sot bëmë historinë. Kjo përfaqëson futbollin spanjoll të femrave, të kuptohet se sot shkatërruam barrierat’
Sfidanti.al