Totenhemi e di se mund të bëjë biznes, tani që nuk mundi të arrinte sukses në fushë. Transferimi i pritshëm i Harri Kejnit mund të jetë për klubin njëlloj si ai i Garet Bejlit tek Reali i Madridit shumë vite më parë, dhe me 100 milionë eurot e paguara për të u morën shumë lojtarë dhe u krijua një ekip i rëndësishëm. Kartoni i Kejnit sot vlen 175 milionë euro afërsisht, rreth 150 milionë paundë stërlina, por pyetja është se kush mund ta marrë një lojtar kaq të shtrenjtë?
Mançester Junajtidi ndoshta mund ta mendojë, por Edinson Kavani sapo rinovoi dhe në ekip janë Markus Rashford dhe Mejzën Grinvud, pa harruar Antoni Marsialin. Mançester Siti do të ishte skuadra e duhur, por po sikur Guardiola të mendonte për Erling Halandin që është më i ri se Kejni (20 vjeç ndaj 27), dhe nuk kushton më shtrenjtë? Edhe Junajtidi e mendon Halandin. Arsenali e Liverpuli nuk do të bënin shpenzime të tilla, ndërsa Çelsi edhe mundet, por nuk besohet që Totenhemi të pranojë që kapiteni i dytë të shkojë në një ekip tjetër të Londrës.
Jashtë Anglisë, përjashtohet Bajerni që nuk shpenzon aq para, plus që ka Levandovskin. Paris SG është i vetmi që mund të paguante paratë, por duhet pritur për të parë fatin e Kilian Mbapesë, dhe se çfarë do të ndodhë me Mesin e Ronaldon. Asnjë klub në Itali nuk mund të paguajë kaq shumë para, ndërsa Reali, por sidomos Barcelona janë në vështirësi financiare. Për më tepër, Reali quhet favoriti për Kilian Mbapenë.
Sfidanti.al