Lebron Xhejms dëmtohet, Lejkërsat mbeten në plej in të NBA-së

Ndodhi skenari më i keq, por me të vetmen gjë të mirë që “Mbreti i basketbollit” mund të mos ketë ndonjë problem të madh. Lebron Xhejms shënoi 25 pikë dhe Los Anxhelos Lejkërsat fituan në fushën e Nju Orlinsit, por sakrifica doli e kotë sepse fitorja e Portlendit bëri që skuadra nga Kalifornia të mbetej në vendin e 7-të në Konferencën Perëndimore, pra jashtë plej ofit. Kjo do të thotë se Lebroni me shokë do të duhet të fitojnë duelin me Golden Stejtin, dhe pastaj finalen në plej in, për t’u kualifikuar në plej of, dhe kjo do të thotë dy ndeshje më shumë, pra lodhje më e madhe.

Lejkërsat fituan 110-98, dhe Lebroni pati edhe 1 top në tabela e 6 asistë si dhe 3 vjedhje topi në 27 minuta e gjysmë në parket. “Do të jem shumë mirë”, – siguroi ai pas dëmtimit në kavilje. Portlendi, ndërkaq, bëri detyrën ndaj një Denveri që ishte me pushime, dhe që kishte lojtarin kryesor, Nikola Jokiç, jo në formën e tij të zakonshme, me 21 pikë, por me pak topa në tabela e pak asiste. Plot 7 lojtarë të Portlendit shënuan mbi 10 pikë, Mekkallëm shënoi 24 pikë, Lilard pati 22, Nurkiç 20, Pauell 19, Kanter 14,  Entëni e Sajmëns nga 10 në fitoren 132-116.

Sfidanti.al