Parrullë anti-semite kundër Mourinhos, mister për autorët

Kur bëhet fjalë për derbin mes Romës dhe Lazios, mund të presësh gjithcka. Pragndeshja e kësaj së shtune nuk bën përjashim. Në prag të asaj sfide në zonën Corso Francia u shfaq një parrullë kundër Jose Mourinhos që sezonin e ardhshëm do të ulet në pankinën e verdhekuqve. ‘Dje Spurs, sot Roma…Nesër, Maccabi’-theksohej në këtë parrullë me tone anti-semite.

Parrulla u hoq menjëhetrë, megjithatë dikush arriti ta fotografojë dhe imazhi I saj filloi të bëjë xhiron e botës në grupet Ëhatsapp. Autori i këtij mesazhi antisemit nuk dihet por mendohet se është shkruar nga ndonjë tifoz lazial i papërmbajtur

Sfidanti.al