Zhgënjehet Dybala, Scaloni e lë jashtë përfaqësueses argjentinase

Paulo Dybala zhgënjehet; emri i tij nuk është në listën  e 30 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Kilit dhe Kolumbisë. Për këto dy ndeshje, Scaloni ka grumbulluar 10 futbollistë që luajnë në Serie A; Lautaro Martinez (Inter), Romero e Palomino (Atalanta), Musso, De Paul e Molina (Udinese), Pezzella e Martinez Quarta (Fiorentina), Correa (Lazio) e Dominguez (Bologna).

Po kështu mes të grumbulluarve janë edhe Lionel Messi e Sergio Aguero edhe pse ky I fundit pati një sezon të trazuar me Manchester City. Argjentina do të luajë ndaj Kilit në 3 qershor, ndërsa ndaj Kolumbisë do të luajë në 8 qershor. Mosgrumbullimi për këto dy ndeshje të përfaqësueses argjentinase është një zhgënjim për Dybalën, sezoni i të cilit është kushtëzuar shumë edhe nga dëmtimet apo problemet e tjera shëndetësore.

Sfidanti.al