Ishte viti 2006 dhe kombëtarja e asaj kohe, e drejtuar nga Marçelo Lipi, arriti triumfin e madh, të parin pas viti 1982, duke u shpallur kampione e botës në stadiumin “Olimpik” të Berlinit. Ishte data 9 korrik, dhe mediat italiane e kujtojnë sot përvjetorin duke e bërë pikërisht 2 ditë para finales së madhe të Europianit ndaj Anglisë në “Uembli”. Në foto është kapiteni Kanavaro me trofeun e madh të FIFA-s, ndërsa ajo Itali kishte emra të shkëlqyer si Bufon, Nesta, Gatuzo, Toti, Del Piero apo Pirlo. Nuk ka kaluar shumë kohë, vetëm 15 vjet, ndërsa në atë kohë pritja ishte 24-vjeçare. Shpresa është që të kaltrit e drejtuar nga Roberto Mançini t’ia dalin ndaj Italisë vendase, ashtu si ekipi i Lipit fitoi ndaj Gjermanisë vendase në gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2006, dhe ndaj Francës së Zidanit në finale.
Sfidanti.al