Nuk e ka thënë gjithë opinioni, madje as të gjithë gazetarët, ndonëse mjaft prej tyre theksuan se penalltia e dhënë për Anglinë kundër Danimarkës ishte e paqenë. Gjithsesi, ka edhe kulme qoftë për shkak të zemërimit të momentit apo edhe të llogaritjeve për të rritur shikueshmërinë, pra edhe të ardhurat. Një emision i informuar, por edhe ndonjëherë ekstremist është ai i “El Çiringitos” në televizionin spanjoll “Kadena Ser”, ku u deklarua se UEFA e ka përgatitur Kampionatin Europian në mënyrë të tillë që ta fitojë Anglia. “Të gjitha ndeshjet e Anglisë, me përjashtim të njërës janë luajtur në “Uembli”, – tha gazetari i ftuar Roberto Morales, – tani vjen penalltia kundër Danimarkës”. Drejtuesi i emisionit, Zhozep Pedrerol e pyeti nëse “UEFA e organizoi kampionatin për të pasur Anglinë në finale?”, dhe përgjigja ishte se “ky është kampionati më i turpshëm që kemi mbuluar, patetik”.
Sfidanti.al