Duhej të ishte “Lufta e Tretë Botërore”, dhe do të ndodhë gjithsesi, por disa muaj më vonë. Tajson Fjuri dhe Diontei Uajlder nuk do të luftojnë në 24 korrik në Las Vegas, pasi boksieri britanik doli pozitiv për koronavirus. Lajmi u përhap në media që dje, por u hodh fillimisht poshtë nga kampi i kampionit anglez, ndoshta me shpresën që një test i dytë mund të dilte negativ, por nuk qe e thënë. Kjo e 24 korrikut do të kishte qenë ndeshja e tretë mes dy rivalëve, pasi e para doli barazim, ndërsa të dytën Tajson Fjuri e fitoi bindshëm me nokaut. Shtyrja e sfidës me amerikanin do të ndërlikojë më shumë mundësitë për një “Betejë të Britanisë” ndaj Entoni Xhoshuas, ndeshje që ishte “kopsitur”, por pastaj doli kontrata mes Fjurit dhe Uajlderit që bllokoi gjithçka.
Sfidanti.al