Këtë duhet të ketë parasysh klubi i Torinos dhe trajneri Masimiliano Alegri, në mënyrë që ylli argjentinas të rinovojë kontratën. Paulo Dibala duhet të jetë e tashmja e Juventusit, jo e ardhmja, ndërsa është në një udhëkryq të karrierës. Në moshën 28-vjeçare nuk ka arritur të bëhet si shokët e tij, një “shtyllë” e ekipit, një lojtar i patundshëm i formacionit dhe vendimtar për sukseset, por mbetet në stol. Padyshim ka faj një “bishë” si Kristiano Ronaldo, por si mund të jetë pa faj një futbollist kaq i talentuar sa argjentinasi? Dy vitet e fundit, ai i ka kaluar mes dëmtimeve dhe Kovidit, por edhe ulje-ngritjeve në formë. Kërkesa e tij është se kërkon më shumë minuta për të luajtur, veçse duhet të bindë Alegrin që e meriton. Kjo mbetet në dorë të vetë Dibalës, pasi askush nuk mund të besojë se trajneri i Juventusit, cilido qoftë ai, do të vendosë në bazë të ndonjë inati personal, dhe jo në bazë të aftësive.
Sfidanti.al