Mediat italiane theksojnë pa asnjë ngurrim se klubi zikaltër është hedhur në sulm seriozisht dhe jo siç thotë presidenti i Empolit, që kërkojnë së pari Parizin. Tek Interi e cilësojnë përfundimisht Kristjan Asllanin si zëvendësin e Brozoviçit, si njeriun që do të plotësojë kroatin në rolin e mesfushorit dhe organizatorit të ekipit. Për këtë arsye, Asllani është zgjedhja e parë e trajnerit Inzagi dhe e Bepe Marotës. Mos vallë do të thotë kjo se Interi do ta parakalojë Milanin në garën për 20-vjeçarin shqiptar? Për momentin, duket e kundërta, pasi Paolo Maldini është gati ta lejojë Asllanin të luajë edhe sezonin tjetër tek Empoli, ndonëse do t’ia blejë kartonin. Megjithatë, edhe Interi mund të përshtatet (ose të gjejë lojtar tjetër), ndërsa Empoli nuk është dakord me asnjërën prej formulave. Klubi toskan dëshiron ta shesë kartonin e Asllanit vetëm verën e ardhshme.
Sfidanti.al