Duket se sulmuesi argjentinas e ka humbur durimin, ndërsa fjalët e tij kanë lidhje me disfatën në Bolonjë, por ndoshta edhe me mënyrën sesi po drejtohet ekipi. Interi pësoi një humbje të rëndë 0-1 duke u paraqitur shumë dobët në pjesën e parë, ndërsa duket se përgjegjësia po mblidhet me kokën e trajnerit Simone Inzagi. “Kështu nuk shkohet në asnjë drejtim, – tha Lautaro Martinez, – ky është një sinjal alarmi. Duhet të ndryshojmë menjëherë, unë e them gjithmonë atë që mendoj”.
Sfidanti.al