Sezonin e kaluar u fitua titulli, ndërsa tani kërkohet edhe më shumë. Skuadra e volejbollit të vajzave të Skënderbeut hodhi një tjetër hap drejt sukseseve këtë edicion, duke u kualifikuar për në finalen e Ligës mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”. Në organizimin, ku përfshihen skuadrat nga Shqipëria dhe Kosova, femrat korçare siguruan të drejtën për të diskutuar titullin pas fitores 3-0 në Korçë ndaj Partizanit. Dominimi ishte i plotë, ndonëse kryeqytetaset luftuan mjaft, dhe rezultati i seteve ishte 25-21, 25-19 dhe 25-19. Trajneri Orlando Koja, i cili mori drejtimin e ekipit verën e kaluar, po synon të krijojë një skuadër që jo vetëm të sundojë në volejbollin shqiptar, por edhe të ketë nivel të lartë dhe të pretendojë suksese në Europë, siç bënte Dinamo në vitet 70-të e 80-të. Koja u shpreh i kënaqur me lojën e Skënderbeut, dhe ishte ambicioz. Skënderbeu i vajzave në volejboll do ta luajë finalen në Pallatin e Sportit të Prishtinës ndaj Skënderajt të Kosovës.
Sfidanti.al