Do të luhet sonte në orën 21:00 dhe nuk do të ketë rrugë kthimi. Njëri ekip do të kualifikohet për në finalen e Kupës së Italisë, dhe tjetri do të mbetet jashtë. Është një përballje Inter-Milan, e dyta pas barazimit 0-0 në sfidën e parë. Milani ka pasur më shumë sukses në këto përballje të Kupës, me 13 fitore ndaj 8 të Interit. Këtë sezon, zikaltërit nuk ia kanë dalë ndaj “kushërinjve” dhe trajneri Inzagi thotë se “ka ardhur koha për të fituar një derbi”. Ndoshta është momenti i duhur. Tek zikaltërit, trajneri Inzagi mund të mbështetet në të gjithë ekipin, pa dëmtime dhe pezullime.Kjer, Florenci, Romanjoli, Kastijeho dhe Ibrahimoviç janë mungesat për kuqezinjtë, diçka që peshon, edhe pse shumica e tyre kanë kohë që nuk luajnë. Kalabria jepet gjithashtu në dyshim, por shpresohet që t’ia dalë. Brahim Diaz nuk pritet të luajë që nga fillimi. “Ndeshjet ndaj Interit janë gjithmonë të vështira, – shprehet trajneri milanist, Pioli, – do të jetë e ekuilibruar. Shpresojmë suksesin, por këto ndeshje nuk ndikojnë në kampionat”. Në “San Siro” do të jenë 75 000 tifozë, shumica interistë, ashtu siç do të jenë 75 000 edhe për ndeshjen e kampionatit në fund të javës, të Interit ndaj Romës.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Lautaro Martinez (Korrea), Xheko.
Milan (4-2-3-1): Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Benaser, Selemekers, Kesie, Leao, Zhiru.
Sfidanti.al