“Marka” pyet Ksavin: Çfarë stili ishte ai i Realit në Sevilje?!

Pjesa e parë dakord nuk ishte aspak e mirë, pasi vendasit ishin më lart. Gjithsesi, ndeshjet zakonisht zgjasin 90 minuta madje më shumë, ndaj edhe Reali pati mundësi ta “rregullonte notën” pas pushimit. Ekipi i trajnerit Karlo Ançeloti e bëri këtë gjë dhe fitorja 3-2 me përmbysje në Sevilje ishte e merituar. Siç shkruan “Marka”, “Reali fitoi gjysmë lige në “Sançez Pizhuan”, me një “remontada” që do të mbahet mend dhe të mbështetut në lojë të mirë”. Ngacmimi ishte menjëherë për Ksavi Hernandezin, trajnerin e Barcelonës, i cili u shpreh pak ditë më parë se “nuk mund të ketë krahasim të dy ekipeve, pasi tek Barça duhet fituar me lojë të mirë, duhet të jesh i përsosur, nuk ka klub në botë ku kërkesat të jenë më të larta”. Tashmë, që katalanasit u eliminuan nga Liga e Europës, mundur 3-2 nga Frankfurti në “Kamp Nou”, Reali në të kundërt po bën “namin” në La Ligë dhe në Champions, ku ka eliminuar Interin, Paris SG dhe Çelsin, kampion të fuqi të Europës. “Marka” pyet Ksavin se “çfarë stili është ky recital i Realit?”

Sfidanti.al