Ibrahimoviç: Është e shkruar që Botërorin e fiton Argjentina dhe Mesi!

Nuk është një akuzë, por një vlerësim, ashtu siç di t’i bëjë ai. Ylli i madh i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, ka dhënë mendimin e tij për fatin e Botërorit dhe ka nxjerrë një fitues. “Është e shkruar që titullin botëror do ta fitojë Argjentina, – tha 40-vjeçari, – mendoj se tashmë është e shkruar në yje se kush do të fitojë. Mendoj se Mesi do ta ngrejë trofeun”. Ibra, që ndodhet me Milanin në Dubai për fazë përgatitore dimërore, deklaroi edhe se nuk ka asnjë habi që Maroku ka ardhur në gjysmëfinale. “E dinim që përpara se ishte ekip i fortë”, – u shpreh suedezi.

Sfidanti.al