Sa herë që dalin në fushë, aq herë cilësohen si sfidantë dhe aspak si favoritë. Futbollistët marokenë e dinë mirë këtë gjë, por do të duan t’i provojnë parashikimet sërish të gabuara. Jo vetëm kaq, por sipas lajmeve mediatike nga Katari, trajneri Valid Regragui ka deklaruar se nuk mund të ndërtojë një skemë të veçantë për të mbuluar Kilian Mbapenë. “Nuk është vetëm Mbape rrezik për ne, – u shpreh ai, – e gjithë Franca është shumë e fortë. Mendoj se Ashraf Hakimi do të ketë më shumë punë me të. Të dy janë lojtarë shumë të mirë dhe nuk do t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Besoj se Hakimi dëshiron ta fitojë gjysmëfinalen”.
Sfidanti.al