Trajneri veteran 68-vjeçar nuk është larguar ende, por e përditshmja “A Bola” e quan thuajse punë të përfunduar. Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i Portugalisë, ndërsa po arrihet një marrëveshje mes tij dhe Federatës. Pyetja e menjëhershme është se cili do të jetë pasardhësi? Fjala është që Zhoze Murinjo është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve “luzitanë”. Në të vërtetë, “I Veçanti” ka kontratë me Romën dhe nuk dihet nëse do të pranonte të largohej, por gjithashtu është edhe rroga 7 milionë euro në sezon që e bën të vështirë një kontratë të tij me Portugalinë. Si alternativa janë Paulo Fonseka dhe Rui Zhorge.
Sfidanti.al