Ibrahimoviçi është gati për “Milanin e ri”, që do të ketë edhe Leaon!

Sulmuesi portugez nuk do të largohet, kjo është fjala e legjendës suedeze me origjinë nga Bosnjë-Hercegovina. Zllatan Ibrahimoviç është i bindur se Rafael Leao do të firmosë rinovimin me Milanin dhe se ai vetë do të japë kontributin në Champions dhe në Serinë A. Pasi po kalon dëmtimin, Ibra besohet se do të jetë gati në janar, ndërsa thekson se “nuk e kam egon e 10 viteve më parë, por sërish dua që të jap kontributin tim, por nëse nuk do të arrij ta bëj, do të mbetem jashtë”. Suedezi shpreson që në Superkupën e Italisë ndaj Interit të jetë në formacionin kundërshtar edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku, me të cilin pati probleme dy vjet më parë.

Sfidanti.al