Nuk është se nuk ka bërë transferime të forta, por asnjëherë të niveleve të Paris SG, Mançester Sitit, Realit apo Barcelonës. Liverpuli ka qenë më “i qetë” në tregun e futbollit, veçse trajneri Jurgen Klop duket se do të bëjë një ndryshim kursi. Pas shpenzimeve për të tillë si Van Dajk, Alison apo Daruin Nunjez, gjermani do të kërkojë të paguajë jashtëzakonisht shumë për dy yje të tjerë. Fjala është për Xhud Belingamin e Dortmundit dhe Enzo Fernandezin e Benfikës. i pari mund të kushtojë deri në 130 milionë paundë stërlina, ndërsa i dyti ka një klauzolë që në monedhën britanike “përkthehet” në 105 milionë paundë. Kjo do të thotë se do të duhen 235 milionë paundë nëse gjërat mbeten kështu siç janë, por konkurrenca mund të bëjë të vetën.
Sfidanti.al