U kthye në kombëtaren e Suedisë, në një nga arritjet e tij të mëdha e të zakonshme. Zllatan Ibrahimoviç është sërish lojtar i nordikëve, i thirrur nga trajneri ndonëse është mbi 41 vjeç, ndërsa thekson se do ta veshë fanelën verdheblu për të shkëlqyer e për të bërë diferencën, siç e ka pasur gjithmonë qëllim. “Ata që mendonin se kisha marrë fund, kanë qenë gabim, – u shpreh ai, – nuk desha ta lija futbollin pasi dola kampion (me Milanin), do të kishte qenë tepër e lehtë. Nuk ishte gjë për mua. Sa për rekordet e vjetërsisë, këto nuk më pëlqejnë, por i pranoj sepse janë të mijtë”.
Sfidanti.al