Në histori, njihet si “Lufta e Vlorës”, por edhe futbolli ka luftën e vet dhe ajo që ndodhi gjatë gjatë ndeshjes Flamurtari-Dinamo, si sebep një penallti vrastare, mund të binjakëzohet me emrin “Lufta e Vlorës”. Një stadium i marrë peng dy herë: në fushë nga arbitrat, që vrasin me komandë nga lart me penallti te porositura dhe më pas nga “populli” i mbijetuar i topit, që rrethoi stadiumin i zemëruar deri në qimen e kokës ..i gatshëm për dhunë ! Një arbitër me emrin Cjapi, si me magji , me një të “fërshëllyer” në pikën e bardhë, e devijoi ndeshjen..në “rrugën e zezë”!
Do të ishte budallëk klasik, po të pyesnim me habi, si ngahera: pse ndodhin akoma këto “vrasjet” nga ..11 metra? Dikur këndonim me vargjet : sa të jetë lala Gjoni, hani, pini dhe këndoni”, ndërsa në futbollin e më shumë se dy dekadave, vargjet janë ndryshe : Sa të jetë presidenti Duka në fron, hani , pini dhe kendoni..se futboll te vertetë nuk do te shikoni” !
..Do ta zgjidhni ju apo do ta zgjidhim në Gjykatë? I paska thënë administratori Sinan Idrizi në telefon presidentit Duka, fill pas ngjarjes. Në cilin gjyq do ta çosh, zoti Sinan? Kryetari i Bashkisë, Veliaj, kur ndezi gjyqet me Dukën për ato Shoqatat apo “fantazmat me shumicë”, fitoi 4 apo 5 seanca gjyqësore, pra shkoi 4 me 0, dhe më pas ndodhi remontada, ose “ndeshja u trukua” nga super-arbitri nga lart , madje fitorja iu dha humbësit më fitues…presidentit Duka.
Sfidanti.al