Skuadrat e Inzagit e përjetokan shumë keq fillimin e pranverës!

Tek Lacio për sezone me radhë ishte e njëjta situatë. Një “fotokopje”, me një fazë të parë mjaft të mirë, dhe me gabime rreth javës së 26-të, në atë pjesë të sezonit kur vendosen fatet. Simone Inzagi i pati këto probleme në kryeqytet dhe nuk po shpëton prej tyre as tek Interi. i ndodhi vjet kur ishte në -1 pikë ndaj Milanit në Serinë A dhe kishte kalendar të favorshëm, por fitoi vetëm 1 ndeshje nga 6 me rivalë si Sasuolo, Salernitana, Xhenoa, Torino, Fiorentina e Bolonja. Titullin e mori Milani. Këtë sezon, në 4 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tri pikë (2-0 ndaj Leçes) dhe ka humbur kundër Bolonjës, Specias dhe Juventusit. Kjo ndodh me ekipet e Inzagit gjatë muajit mars.

Sfidanti.al