Supermeni qenka pjesë e Atletikut të Bilbaos. Një futbollist shumë i mirë si Injaki Uilliams vendosi një rekord të madh në kampionatin spanjoll duke luajtur ndeshjen e 203-të radhazi në elitë, pra pa bërë asnjë mungesë. Flitet për një periudhë 5-vjeçare në të cilën, Injaki nuk ka humbur asnjë ndeshje, as për arsye dëmtimi, dhe as për pezullim. Që nga prilli 2016, deri tani në tetor 2021, sulmuesi me numrin 9 ka ndihmuar ekipin bask me çdo mënyrë që ka mundur. Ai theu rekordin që e mbante mbrojtësi i Sociedadit, Huan Larranaga me 202 ndeshje radhazi pa ndërprerje, vendosur në vitet 80-90-të, ndërsa luajti për 14 vjet me bardheblutë.
Sfidanti.al