Pioli: Ne për titull? Le ta ulim euforinë, të shohim ndeshjen tjetër!

Nuk është momenti për të qenë as i mërzitur, dhe as i pashpresë, por gjithsesi nuk duhet të jetë as çasti për të kërcyer përpjetë nga kënaqësia. Stefano Pioli është një njeri me kaq shumë përvojë sa që e kupton se për Milanin e tij rreziku më i madh ësht pikërish tani, kur ka arritur një fitore kaq të madhe sa ajo 3-2 në fushën e Atalantës. Për të mos ndodhur kjo gjë, trajneri milanist i bën thirrje lojtarëve të tij t’i harrojnë ëndrrat me “skudeto”. “Është e drejtë që djemtë tanë të flasin për titullin, – thotë ai, – sepse ne kemi mundësi të konkurrojmë. Gjithsesi, ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Megjithatë, me këtë fitore mbyllën një periudhë pozitive dhe kjo do të thotë se po rritemi”.

Sfidanti.al