Nervat e Ronaldos po trondisin Mançester Junajtidin dhe Solskjerin!

I fundit që foli për acarimin e portugezit në përfundim të ndeshjes së barazuar ndaj Evertonit, ishte lojtari kundërshtar, Andros Taunsend. Autori i golit të barazimit për blutë liverpulas në sfidën e Premier Ligës në “Old Traford” tregoi se Kristiano Ronaldo po fliste me vete në portugalisht ndërsa po dilte i pakënaqur nga fusha e lojës, si dhe refuzoi 4 herë që të shkëmbente fanelën. Në fund, Taunsend e mori atë që deshi. “Unë shkova menjëherë drejt Ronaldos, – tha lojtari evertonas, – por, ai po fliste portugalisht me veten e tij dhe as nuk e vuri re praninë time. Unë ia kërkova fanelën nja 3-4 herë. Nëse ai do të kishte parë festimin tim (pas golit), as nuk kisha shans t’i merrja bluzën”. Analistët në Angli ndërkaq po thonë se nervat e Ronaldos kur punët nuk ecin mirë po ndikojnë për keq tek Mançester Junajtidi dhe tek trajneri Ole Gunar Solskjer. Atmosfera po bëhet më e tendosur dhe lojtarët po humbasin qetësinë, ndërsa këshilla për Solskjerin është që të bisedojë me CR7-ën që ai të ndryshojë sjellje.

Sfidanti.al