“Njeriu i magjive” Klaudio Ranieri kthehet në Premier tek Uatfordi!

Klubi anglez nuk pati mëshirë dhe e shkarkoi menjëherë trajnerin që pati në fillim të sezonit. Portugezi Hisko Munjoz mori valixhet në duar për shkak të rezultateve jo të shpresuara dhe Uatfordi ndodhet në vendin e 15-të në Premier Ligë me vetëm 7 pikë, ndërsa shpresa e momentit e ka emrin Klaudio Ranieri. Trajneri italian, që realizoi mrekullinë e shekullit duke dalë kampion me Leisterin në 2016 u konfirmua në detyrë nga drejtuesit. Në moshën 69-vjeçare ai do të përpiqet të bëjë një tjetër mrekulli, këtë herë tek Uatfordi, së pari të mbajë ekipin në Premier Ligë, ndonëse nuk dihet se cilat janë ambiciet e “shefave”. Detyra do të jetë e vështirë sepse Ranieri u bë trajneri i 16-të i “Hornetsave” në 10 vitet e fundit, ndërsa ai nënshkroi kontratë 2-vjeçare. Ai ka punuar më parë në Angli tek Çelsi, Fulhami përveçse tek Leisteri, ndërsa dy sezonet e fundit ishte në Itali me Sampdorian.

Sfidanti.al