Mbape vë pikat mbi “i” për “telenovelën” e tij të verës tek PSG

I doli kundër drejtuesve të klubit, ndonëse u tregua aq elegant sa të thoshte se përderisa nuk deshën që ai të largohej, vendosi të qendronte. Kilian Mbape ka folur më në fund për historinë e verës, mbi largimin e pritshëm tek Reali, por që nuk ndodhi, ndëra hodhi poshtë atë variant që duket se kanë përhapur drejtori sportiv Leonardo, apo ndoshta edhe presidenti Al Helaifi, se ai kërkoi largimin nga Paris SG vetëm në javën e fundit të gushtit. “U kam thënë në fund të korrikut që dua të largohem, – tha 22-vjeçari, – për t’u dhënë kohë që të gjenin një zëvendësues cilësor, për të pasur mundësitë financiare. U thashë edhe që nëse nuk donin që të largohesha, do të qendroja. Nuk dua të kuptohet sikur unë fola vetëm javën e fundit, sepse dal sikur jam një vjedhës”. Pritet që Mbape të largohet sezonin e ardhshëm me parametër zero, ndërsa ka kuriozitet për të parë se çfarë do të bëjë Paris SG këtë sezon me treshen e sulmit Mesi-Nejmar-Mbape.

Sfidanti.al