Aksidenti i Anglisë me 300 km në orë kishte ndodhur, dhe lufta mes palëve ishte shpallur hapur. Jo vetëm mes Ljuis Hamiltonit dhe Maks Verstapenit, por edhe ndërmjet Toto Volfit të Mercedesit dhe Kristian Hornerit të Red Bullit. Gjithsesi, pas Çmimit të Madh të Silverstonit, kampioni i botës në Formula 1 deklaroi se i zgjati rivalit të tij degën e ullirit. “Unë i telefonova pas Silverstonit, – tha Hamiltoni, – nuk dua të bëj rolin e patronazhistit, por unë jam më i madh në moshë, dhe më takonte mua që të thyeja akullin i pari”. Gjithsesi, telefonata mes tij dhe holandezit nuk pati efektin e dëshiruar sepse dy pilotët u përplasën në Çmimin e Madh të Italisë, duke dalë që të dy nga gara, ndërsa Hamiltoni rrezikoi edhe jetën. Rivalët janë në garë për titullin dhe anglezi është 2 pikë përpara Verstapenit në renditjen e përgjithshme.
Sfidanti.al