Normalisht, nuk ndodh vetëm prej efektit të tij, por tifozët kanë më shumë besim duke e pasur portugezin në stol. Nën drejtimin e Zhoze Murinjos, Romës nuk i ka munguar aspak mbështetja e publikut në stadiumin “Olimpiko”, madje 97.3 për qind e biletave janë shitur gjatë periudhës që Zhozeja është në stol. Sot, mesatarisht verdhezinjtë kanë 29.450 tifozë në çdo ndeshje në “Olimpiko”, ndërsa nëse do të lejohej kapaciteti 100 për qind, do të kishte gati 60 000. “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi roman ka fituar deri tani 3 milionë euro, që do të ishin 6 milionë me stadiumin plot, dhe në një sezon mund të shkonin në 60 milionë! Për shitjen e biletave, Roma është në vendin e parë në Itali në këtë renditje.
Sfidanti.al