Edhe pse është tepër e gjatë historia dhe do të përfundojë në mbyllje të sezonit, sërish disa gjëra po duken. Reali i Madridit është një skuadër e lodhur sot, pas fitoi gjithçka “dje”, ndërsa humbja në fushën e Majorkës e vendos në pozita shumë të vështira. Një autogol, i shkaktuar pikërisht nga Vedat Muriqi, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren vendasve, ndërsa Marko Asensio humbi penalltinë. Në fushë nuk ishin as Benzema dhe as Modriç ndaj edhe e gjuajti sulmuesi spanjoll që gaboi plotësisht. Mediat spanjolle shkruajnë se disfata në këtë ndeshje thuajse ia hoqi kampionatin nga duart Realit. Tashmë, do të duhet të shkohet në fazën finale të Kupës së Botës për klubet, trofe që duhet fituar, por turne që vjen në momentin më të keq.
Sfidanti.al