PSG dhe Mesi vazhdojnë bisedimet për kontratën: 300 milionë euro në 2 sezone!

Paris Sent Zhërmen nuk do të humbasë Lionel Mesin në fund të këtij sezoni, kur përfundon edhe kontrata e sulmuesit argjentinas me klubin francez. Ka qenë vetëm klubi parizien që ka bërë të ditur me anë të drejtorit sportiv Luis Kampos, nisjen e tratativave për riniovimin e kontratës. Gjithsesi, gjithçka është në dorë të vetë Kampionit të Botës. Pavarësisht dëshirës së madhe, Paris Sent Zhërmen as që mund t’i afrohet ofertave që Lionel Mesi ka në tavolinën e tij. Në Emiratet Arabe, klubi i Al-Hilal është gati të mbulojë me ar sulmuesin argjentinas dhe është gati t\i japë atij 300 milion euro për dy sezone. Po ashtu, Mesi ka një ofertë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Inter Majemi me pronar Devid Bekham kërkon ta joshë futbollistin 36 vjeçar.

Sfidanti.al