Interi arriti një fitore minimale, por tepër të rëndësishme dhe të merituar në derbin ndaj Milanit në Serinë A. Skuadra zikaltër triumfoi falë një goli të shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, që këtë herë pati edhe shiritin e kapitenit. Ekipi i trajnerit Simone Inzagi dominoi në stadiumin “San Siro”, ndërsa Milani ishte hija e vetvetes.
Interi pati më shumë zotërim topi, shumë më tepër gjuajtje drejt portës, si dhe 8 goditje nga këndi, ndërsa Milani nuk pati asnjë. Ky sukses bën që zikaltërit të shkëputen në vendin e dytë në Serinë A me 43 pikë, edhe pse shumë prapa Napolit që kryeson. Sa për Milanin, ekipi i trajnerit Pioli është në krizë të plotë dhe me 38 pikë rrezikon të mos kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al