Kryeson me 24 pikë epërsi renditjen e Botërorit të Formula 1, por nuk është i sigurt sesi do të përfundojë kampionati. Ljuis Hamilton ka paralajmërua drejtuesit e skuadrës së tij, Mercedesit, që të marrin të gjitha masat, për ta rinisur në mënyrën e duhur sezonin. F1 pati disa javë pushim gjatë gushtit, por do të rindezë motorët për Çmimin e Madh të Belgjikës këtë fundjavë.
“Shpresoj që të vazhdojmë të shpejtojmë, – tha kampioni i botës, – ne duhet ta nisim siç duhet fazën e dytë të sezonit. Të gjithë e dimë se Ferrari ishte më lart përsa i përket shpejtësisë, ndaj ne kemi shumë punë për të bërë, shumë gjëra për të përmirësuar”.
Formula 1 ka zhvilluar deri tani 12 Çmime të Mëdhenj, ndërsa mbeten edhe 9. Kjo do të thotë se janë në lojë plot 225 pikë, sasi e mjaftueshme për të përmbysur renditjen, pra Fetel i Ferrarit ka ende shumë shpresë.
Sfidanti.al