Mallkimi i Sitit, Guardiola mund të mbetet pa asnjë … portier!

Xho Hart u transferua dhe u largua nga skuadra, po ashtu iku edhe një portier tjetër që mund të kishte qenë numri 3. Pep Guardiola besonte se Ederson dhe Klaudio Bravo ishin një dyshe tepër e fuqishme, që Mançester Siti të shqetësohej për portën. Por, ja që ndodh ajo që nuk mendohet, Bravo u dëmtua dhe trajneri i Sitit ka mbetur vetëm me një portier për të qenë, për të mbuluar pjesën e parë të sezonit.

Numri 2 i vetëm që ka mbetur është 20-vjeçari Daniel Grimshou, i cili nuk mund të jetë alternativë tepër serioze pasi ka ardhur nga skuadra e të rinjve. Problemi i madh i Guardiolës është që në Angli është mbyllur afati i transferimeve, pra nuk do të jetë e lehtë të gjejë njër numër 2 për portën.

Gjithsesi, rregullorja të lejon të marrësh lojtarë pa kontratë, dhe të tillë janë ish-portieri i Liverpulit, Diego Kavalieri, si dhe Stjuart Tejlër, që ishte 3 vjet me Sitin para se të largohej në 2012. Guardiola pati edhe një fatkeqësi tjetër të madhe këtë fillim sezoni, pasi iu dëmtua një nga lojtarët kryesorë, Kevin De Brujni.

Sfidanti.al