Pjaniç, me rrogën e pestë më të lartë në Serinë A

Rinovimi erdhi, ndërsa rreziku ishte i madh që mund të largohej. Miralem Pjaniç do ta vazhdojë kontratën me Juventusin, madje e zgjati bashkëpunimin edhe me dy vjet të tjerë, nga 2021 në 2023. Kështu qendrojnë punët tani (por, mund të ndryshojnë në të ardhmen), ndërsa gjëja më e rëndësishme për mesfushorin boshnjak është se rroga e tij “u korrigjua”, duke u rritur nga 4.5 në 6.5 milionë euro në sezon. Kjo do të thotë se Pjaniçi është sot lojtari i pestë më i paguar në Serinë A. Në krye, me shkëputje të jashtëzakonshme me të tjerët, është Kristiano Ronaldo, po i Juventusit, me pagesë 30 milionë euro në edicion.

Sfidanti.al