Hamilton kujdes në 2022, rivalët do të jenë dy: Verstapen dhe … Rasëll!

Nëse Valteri Botas edhe bindej dhe i hapte rrugën kampionit të botës, tek Mercedesi nuk kanë asnjë garanci se Xhorxh Rasëll do të sillet ashtu. Skuadra gjermane, kampione e botës në fuqi në Formula 1, njoftoi se që nga sezoni i ardhshëm do të ketë pilot të ri, pra anglezin 22-vjeçar për ta çiftuar me anglezin tjetër, Ljuis Hamilton. Nga ana tjetër, Alfa Romeo lajmëroi një kontratë shumëvjeçare me Valteri Botasin që do të largohet nga Mercedesi. Hamiltoni nuk e ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e skuadrës, por shefi Toto Volf, ka idetë e tij dhe dëshiron të ketë një kampion të botës për të ardhmen. Rasëll cilësohet një talent i madh, që mund të luftojë me Verstapenin për titullin kampion. Gjithsesi, Hamiltonit kjo mund t’i sjellë një gjë të mirë sepse do të duhet të luftojë më fort për të siguruar prioritetin në skuadër ndaj Rasëllit, përveçse të bëjë duel me Verstapenin për titull.

Sfidanti.al