Jemi në një sezon që ka nisur vrullshëm dhe që ka objektiva për t’u arritur. Reali i Madridit kurrë nuk është një ekip që hyn në një vit futbollistik thjesht për të luajtur, por për të fituar trofe. Gjithsesi, mediat spanjolle siç duket nuk kanë shumë shpresë në 2021-2022, ndaj edhe më shumë po merren me ëndërrimet për ekipin që do të vijë sezonin e ardhshëm. E përditshmja “Marka” vendos një fotomontazh ku janë Mbape, Haland, Alaba, Pogba dhe Kamavigna, pra pesë yjet e rinj që do të jenë boshti i “merengesve” bashkë me të tillë si Benzema, Naço, Vinisius apo Kros. “Bernabeu i ri, Real Madrid i ri”, titullon “Marka”, ndërsa e tashmja duket e “vranët” për shkak të dështimit për të marrë Kilian Mbapenë.
Sfidanti.al