Alegri shtyn eksperimentet tek Juvja, kalendari nuk e lejon

Kur luan 7 ndeshje në vetëm 22 ditë, mesatarja është një për çdo tre. Edhe për një ekip si Juventusi nuk është e lehtë pavarësisht se ka një skuadër me 25 lojtarë minimalisht. Trajneri Masimiliano Alegri e pret me shqetësim, ndonëse mbahet i qetë së jashtmi, këtë “provë force” pasi ai është ende i ri në rikthim dhe nuk ia ka dhënë skuadrës “vulën” e tij. Eksperimentet për një kohë duhet të shtyhen, sepse nuk mund të rrezikohet, ndërsa shpresohet që vetë lojtarët të tregohen aq të bashkuar dhe aq të impenjuar saqë ta kalojnë “pa u lagur” momentin e vështirë. Për më tepër, lojtarët nga Amerika e Jugut vijnë vonë, ndërsa është shumë pranë ndeshja e parë, ajo ndaj Napolit në Serinë A. Pas ndeshjes në Napoli, do të shkohet në fushën e Malmoes në Champions, pastaj jashtë fushe ndaj Milanit. Më pas, do të jetë ndaj Torinos, Specias, Sampdorias, Çelsit.

Sfidanti.al