Haland: Trajnerit i thashë se doja të shënoja dy tregolësha në ndeshje!

Emri i tij është i vetmi që po përmendet sot. Pavarësisht se e gjithë bota luajti futboll këtë të martë, sërish askush nuk mund të krahasohet me atë që bëri Erling Halandi. Sulmuesi i Mançester Sitit shënoi 5 gola në fitoren 7-0 ndaj Lajpcigut në stadiumin “Etihad”, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohej në çerekfinalet e Championsit. Norvegjezi u bë i treti lojtar që shënon 5 herë në një ndeshje në Ligën e Kampionëve, i pari pas Lionel Mesit. Gjigandi norvegjez u zëvendësua pas vetëm 63 minutave lojë, dhe u shpreh i pakënaqur. “Unë do të kisha dashur të kisha shënuar dy tregolësha. Këtë ia thashë trajnerit kur më zëvendësoi. Çfarë të bëj? Ne luajtëm shumë mirë, në bëmë shumë presion, dhe ne duhet ta bëjmë gjithmonë këtë gjë, sidomos kur luajmë në shtëpi. Ne duhet të luajmë më shpesh në këtë mënyrë”.

Sfidanti.al