Ultrasit e Frankfurtit shënuan edhe Napolin në “librin” e bëmave të tyre!

Nuk krahasohet me atë që ndodhi në Sevilje, në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Europës. Gjithsesi, ultrasit janë të tillë që gjithmonë duan të bëjnë diçka të re, të bien në sy, të forcojnë identitetin dhe famën e tyre në botë. Tifozët e skajshëm të Ajntrahtit të Frankfurtit nuk ia dolën dot që të ishin në stadiumin “Maradona” në ndeshjen e mbrëmshme të ekipit të tyre ndaj Napolit në Champions, por gjithsesi e luajtën “ndeshjen” e tyre. Rreth 600 ultras u “harbuan” nëpër qytet, në qendrën historike, duke sulmuar edhe ndonjë autobus e ndonjë shitore. Plot 800 forca policie ishin në gatishmëri për ta.

Sfidanti.al