Është një nga dy më të mirët e këtij sporti në Shqipëri. Briken Calja, ashtu si Erkand Qerimaj, kanë fituar medaje të shumta për vendin në arenën ndërkombëtare, dhe peshëngritësi nga Shtërmeni deklaron se synon të tjera. Calja ka reaguar në FB pas atyre që ai i quajti spekullime lidhur me pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Armeni në muajin prill. Kjo, pasoi ai nuk mori pjesë në kampionatin kombëtar disa ditë më parë. Në reagimin e tij, peshëngritësi 33-vjeçar deklaron se nuk mori dot pjesë në kampionatin kombëtar për arsye shëndetësore, duke qenë i sëmurë.
Ish-kampioni i Europës deklaron se objektivi i tij në Europian është që të luftojë për medalje. Calja ka një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme për Shqipërinë në turnetë e mëdhenj të peshëngritjes. Ai u shpall kampion i Europës në vitin 2018 në Bukuresht të Rumanisë, si dhe doli nënkampion i botës në vitin 2021 në Uzbekistan. Po ashtu, 33-vjeçari ka arritur renditjen më të mirë për një sportist shqiptar në Lojrat Olimpike, duke arritur vendin e katërt në “Tokio 2020”.
Sfidanti.al