Sezoni ka qëlluar i shkëlqyer, krejt i veçantë, dhe ai ka fituar e po fiton shumë nga ana sportive. Hulian Alvarez është një zbulim i madh tek Mançester Siti, që kur mbërriti në verë në moshën 22-vjeçare, dhe për këtë arsye Pep Guardiola dhe klubi kanë vendosur t’ia dyfishojnë rrogën nga 50 000 në 100 000 paundë stërlina në javë. Kjo do të thotë 5.2 milionë paundë në vit, ndonëse këtu hyjnë në lojë edhe taksat. Alvarez shkëlqeu sidomos në Botëror me Argjentinën duke fituar trofeun udhëhequr nga Lionel Mesi, ndërsa tek Siti cilësohet si shoku më i mirë i sulmit për Erling Halandin.
Sfidanti.al